Një shpërthim ka tronditur qendrën e Nju Jorkut, Manhatanin mëngjesin e sotëm.
Raportet lokale sugjerojnë se një tub me avull ka shpërthyer pranë ndërtesës “Flat Iron Building” në bulevardi Fifth Avenue.
Shpërthimi ndodhi në orën 6:40 dhe fillimisht u kategorizua si një incident, por alarmi u rrit në nivelin 2 brenda një ore nga frika e shpërthimit.
Një zëdhënës i FDNY tha për “DailyMail”se nuk kishte lëndime.
Shpërthimi besohet të ketë ardhur nga një tub në rrugë, por autoritetet po punojnë për të evakuuar njerëzit në ndërtesat përreth.
Zëdhënësi e përshkroi atë si një ‘rrjedhje e avullit e presionit të lartë’, por tha se hetuesit janë ende duke punuar dhe do të thonë pas përfundimit të hetimeve se çfarë e ka shkaktuar atë.
Retë e mëdha të tymit e bën të pamundur shikimin e ndërtesave kryesore të Nju Jorkut si “Empire State Building” dhe në “Flatiron Building”.
Shpërthimi devijoi trafikun në rrugë të bllokuar për arsye sigurie, duke shkaktuar kaos në sistemin e metrosë.