Një krim i tmerrshëm që ishte lënë pa u ndëshkuar prej një viti tashmë është me autorë. Ata janë dy shqiptarë, të cilët natën vonë kanë hyr ënë shtëpinë e fqinjve dhe i kanë grabitur.
Ngjarja ka ndodhur në në Peristeri, në ishullin Kos të Greqisë. Por historia nuk mbyllet këtu. (Ed) Meço ose SINA dhe Sokol Krasniqi kanë mbajtur dymbëdhjetë orë peng nënë e bijë dhe më pas kanë përdhunuar vajzën para syve të nënës së saj.
Autorët e krimit kishin ndjekur lëvizjet e shpeshta të dy grave në bankë ku bënin tërheqje të parave. Sipas informacionit, ata kishin hyrë në apartament nga një dritare e pasiguruar, por kur nuk gjetën paratë që dëshironin ata vazhduan me aktin e tyre të tmerrshëm.