Një foto e botuar nga një media qesharake me emrin Insider ka botuar një foto ku shkruhet se një ish drejtues i FBI-së akuzohet si bashkëpuntor mes Trump- Rusia dhepo hetohet nga prokuroria federale e Sigurisë. Mbasi kanë bërë një foto montazh duke vendosur Ramën në vend të Trump banda e Sali non gratës babait të Zeni non gratës kanë zbuluar se ky drejtuesi i FBI na qenka miku i Ramës.
Mirëpo se çfarë lidhje ka të qenit miku i Ramës një zyrtar i FBI i administratës Trump me spiunazhin dhe bashkëpunimin me Rusin këtë e dinë vetëm hale mediat shqiptare si Syri i Zenit që duan të ndihmojnë Sali gërdallën në intrigat e tij nëpër ferra ku nuk del dot.
Në shkrimin e “Insider”, thuhet se ish-agjenti i FBI-së ka tentuar të organizojë një takim mes Edi Ramës dhe një kompanie për një projekt antikorrupsioni. Këto pretendime, sipas Insider, janë hedhur poshtë nga përfaqësuesi i kryeministrit, Dorian Duçka.
Ekskluzive: Ish-zyrtari i lartë i FBI-së i përfshirë në hetimin Trump-Rusi. Nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë
Autori i artikullit shkruan: “Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një e-maili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin”.
Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.
Syri.net me Pim Çekun ka “vërtetuar” të kundërtën, se McGonigal jo vetëm ka vizituar Shqipërinë, por ai ka regjistruar një kompani me emrin e tij në Tiranë.
Gjyqi federal i McGonigal është veçanërisht i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e WikiLeaks. Ai arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger. Kjo për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar.
Ai drejtoi kërkimin për një spiun kinez brenda CIA-s. Kjo në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik. McGonigal shërbente atëherë si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.
Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që mësoi se një zyrtar i fushatës së Trump ishte mburrur se rusët kishin dokumente të pista mbi Clinton. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey e promovoi për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork.
Sipas fletë-thirrjes së dëshmitarëve, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës. Por edhe nëse ka marrë ndonjë “pagesë apo dhuratë” nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën. Ai shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.
Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Kryeministri po mendonte ta punësonte firmën në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.
Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe.
Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna.”
Që kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar të rrëfejë për eksperiencat në kundërzbulim. Në vitin 2020, ai u shfaq në një panel në Këshillin Atlantik. Aty dënoi korrupsionin e shërbimeve të sigurisë ruse.
“Ju po shihni një erozion në çdo shtet të së drejtës që lidhet me FSB-në. Do të jetë njëlloj me të pasurit në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja duket si një element mashtrues, që vepron me urdhër të ofertuesit më të lartë.”
Ky është artikulli dhe kjo është foto e modifikuar e shkrimit të INSIDER pa autor.