Stresi është nga të paktat figura publike që ka qenë aktiv në protestën e organizuar ditën e djeshme, por edhe sot në Tiranë për Klodian Rashën.
Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme.
Ndërkohë ai ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.
Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.
Ndër të tjera ajo shprehet se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.
Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë në Instastory shkrimin e saj duke iu krhyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm, siç mund ta shihni në foto. Einxhel ende nuk ka reguar rreth statusit të Stresit.