Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës, edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme. Favorizuese për killerin është fakti, se ai është bari dhe e njeh mirë zonën. Autori u kap 800 metra larg vendit të krimit.
Ritvan Zykaj kreu dje, aktin më të pashembull në historinë e vendit, duke ekzekutuar me gjakftohtësi të plotë tetë anëtarë të një familje, mes të cilëve tre gra dhe dy fëmijë të moshës 8 dhe 15 vjeç.
Mësohet se familja e viktimave akuzonte 24-vjeçarin për vjedhjen e disa pulave. Sherri ka agravuar pasditen e të premtes në kryerjen e krimit makabër nga Ritvan Zykaj, i cili është aktualisht shqiptari më i kërkuar nga policia.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal./Ekskluzive.al