Avokati i njohur Ilia Ilia ka rrëfyer momentin kur u sulmua para prokurorisë së Durrësit nga dy persona ende të paidentifikuar.
Në një prononcim për median avokati dyshon se dy personat kanë ardhur në emër të prokurorit Arjan Ndoji.
“Isha duke dal nga prokuroria në momentin që dy persona me dolën përpara dhe më than ti je filani?! Po i thash, ça ke që ke debatuar me Arjan Ndojin prokurorin.
Ti je i fortë?! Aty më qëlluan me grusht dhe dyshojnë kishin dorezë hekuri.
Më pas shkova i gjakosur tek prokurori Ndoj dhe i thash që do ta paguash shtrenjtë këtë. Kam bërë kallëzim në polici dhe prokurori.
Strukturat shtetërore duhet të veprojnë të arrestojnë Ndojin”, shprehet nga ambjentet e spitalit avokati i njohur.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 19.07.2018, rreth orës 10:45, në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (TemA)