Të shumta janë vajzat të cilat e lakmojnë aktorin Blerim Destani. Një ndër vajzat e njohura shqiptare, e cila e ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Blerimit është edhe modelja Xhensila Pere.
Kohë më parë e ftuar në emisionin “Interview” në “INTV”, zbuloi se një mashkull shqiptar i cili në sytë e saj është tërheqës edhe seksualisht është Blerim Destani.
“Është shumë atraktiv Blerim Destani. Nuk e kam takuar ndonjëherë dhe ndaj ndoshta më duket atraktiv, thjesht e kam parë në foto.”, ka thënë Xhensila.
Nisur nga kjo deklaratë asokohe Xhensila është pyetur nga moderatori i emisionit se nëse do të kishte një raport intim me Blerimin, si do të ishte seksi me të?
“Soft, e kam treguar deri tani, por ai të ngjall atë përshtypjen e hard…Por shpresoj, në rast se e takoj, të mos më zhgënjej”, tha asokohe Xhensila me humor.
Një deklartatë kjo që shkaktoi shumë zhurmë në media, dhe që mbrëmjen e djeshme është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes teksa Xhensila ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”. Modelja është pyetur se si ka reagur Blerimi pas kësaj deklarate dhe Xhensila zbuloi se ai nuk e kishte pritur aspak mirë.
“Ëhë, s’e priti mirë, s’ma vari…” tha ajo duke qeshur.