Më në fund! Karim Benzema ka arritur që të fitojë Topin e Artë në moshën 34-vjeçare. Tifozët e futbollit e kanë pranuar për herë të parë pas shumë vitesh, pa asnjë kontestim të vetëm rezultatin. Kjo pasi gjejnë jo pak histori motivuese te Benzema, si për të treguar se asnjëherë nuk është vonë.
Një lojtar që gjithmonë mendonte për të tjerët, shokët ekipit, pak për veten e tij. Një fotografi që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale së fundmi është ajo kur Benzema duartroket në prapaskenë dhe sheh me admirim çmimet e fituara nga shokët e tij. Por sot hapi perden dhe doli në skenën botërore si protagonist.