Harrojeni ndjeshmërinë, kulturën apo gjëra të tilla, “muskujt dhe paratë” janë ato që ende konsiderohen si më tërheqëset, kështu ka konkluduar së fundmi një studim.
Besojmë se të gjithëve u ka ndodhur që të shikojnë një djalë apo vajzë simpatike dhe të fiksohen me të dhe një mënyrë për ta gjetur është t’i bëni foto.
Një faqe në Londër e quajtur “TubeCrush” mbushet çdo ditë me foto të personave të ndryshëm, ku udhëtarët ngarkojnë fotografi të fshehta të njerëzve tërheqës që shohin në metrotë e qytetit.
Në këtë faqe është bazuar edhe studimi i akademikëve nga universiteti i “Coventry and Aberystwyth”.
Vizitorët në këtë faqe mund të vlerësojnë imazhet ose duke shkruar thjesht “I bukur, po jo tipi im”.
Pas studimit të llojeve të imazheve të paraqitura në këtë faqe interneti dhe komenteve përkatëse, hulumtuesit shpejt dolën në përfundimin se përdoruesit më të shumtë të kësaj faqeje ishin meshkujt homoseksualë, të cilët shfletonin galerinë dhe ngarkonin më së shumti foto.
Pavarësisht që Londra është një qytet me popullsi multi-kulturore, u vu re që shumica e personazheve në “TubeCrush” ishin të bardhë.
Gjithashtu, fotot e publikuara vinin theksin tek muskujt, duke konsideruar kështu forcën fizike një cilësi veçanërisht atraktive.
Së fundi, ata vunë re se imazhet prireshin të përqendroheshin edhe në simbolika të tilla si telefonat, kostumet e shtrenjta, ora dhe kështu me radhë.
Autorja kryesore Adrienne Evans, lektore në Universitetin Coventry tha:
Burrat e paraqitur në fotografi në TubeCrush tregojnë se si ne ende festojmë maskulinitetin në formën e parave dhe muskujve.”
Evans shtoi se këto lloj ideologjish janë “problem”, sepse ato tregojnë një regres të shoqërisë në kuptimin e mënyrës se si e perceptojmë maskulinitetin, pasi gjetjet e saj tregojnë se dëshira mashkullore në terma të TubeCrush është kryesisht e rrënjosur në “para dhe forcë”.