Në kulmin e tensioneve në seancën e së hënës në kuvendin e Shqipërisë, disa foto pikante janë fiksuar në sallë, ku bie në sy kreu i PD Sali Berisha që po editon fotot në aparatin celular.
Nga foto duket se bëhet fjalë për një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku shihet se po editon foton e kryeministrit Rama.
Ndërsa deputeti socialist Frrok Gjini shihet duke biseduar me kolegët deputetë të PD, Flamur Nokën, Albana Vokshin dhe Oerd Bylykbashin.
Të përqëndruar në telefon janë dhe Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili nga Partia e Lirisë.