Çmimi i naftës në Shqipëri duket se nuk do të ndalë rritjen.
Në Tiranë një litër naftë po shitet me 230 lekë, çmim ky i pa parë ndonjëherë në Shqipëri.
Autoriteti i Konkurrencës më herët ka deklaruar se ka nisur kontrollet dhe monitorimin e situatës për rritjen e çmimeve të karburanteve, por ende nuk ka një konkluzion se çfarë po ndodh dhe a është e justifikueshme kjo ‘çmenduri’ e shtrenjtimit të karburantit.