Një grusht militantësh janë mbledhur mesditën e sotme poshtë pallatit të Sali Berishës
Luçiano Boçi tha për mediat se vendimi për ish- kryeministrin është një sulm i hapur politik, ndërsa theksoi se “këtu janë jo për Berishën si person, por si lider i PD”.
Sipas Luçiano Boçit aksioni politik që kanë nisur demokratët do të vazhdojë deri në arritjen e synimi të tyre, rrëzimin e qeverisë së Ramës.
“Situata është e jashtëzakonshme, është një sulm politik i hapur. Njerëzit kanë ardhur në mënyrë spontane për të dëshmuar qëndresën e tyre se me aksionin tonë do rrezojmë Edi Ramën.
Boçi me shokë u lodhën duke e “rrëzuar” Ramën prej 10 vjetësh, madje sa herë që shikojnë ëndrra me qeveri u duket vetja ministra, që kanë luftuar me zemër për atë karrige dhe kanë bindur dhe fëmijët… se karrigia e pushtetit është pronë babe e patjetërsueshme.
Jo vetëm Gita që pas zhveshjesh nga pronat dhe pasuria, tani të paktën ëndërron karrigen e babës si shpëtim nga mizerja,, por edhe çunin i Jarit, Ersi Nishani, e kanë çuar këmbët “rastësisht” pas erës së karriges pas Luçino Boçit i cili ka ardhur “”spontanisht nga Elbasani te rruga e Elbasanit në Tiranë! Ky musteqespica në foto pas tij i biri i Odetës dhe Jarit, ish presidentit të Saliut, nuk besojmë se vjen shumë herë rastësisht aty nga Austria?
Apo gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, e natyrisht arresti i Berishë jo vetëm që është një dhëmb që dhemb për këta lapanjozët, që kanë ngrënë me lugë floriri në pushtetin e tij,, por është një dhëmb i shkulur që nuk mbillet më as me implant sepse këtyre i’u mungon kocka. /Ekskluzive.al