• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 30, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

FOTOLAJM/ Rosa mandarine femër fotografohet në ujrat shqiptare

October 30, 2025
in Kulture

Rosa mandarine femër (Aix galericulata) është fotografuar për herë të parë në ujrat shqiptare në këto ditë të fundtetorit.

Një nga zogjtë më mahnitës , me një bukuri të fshehtë dhe elegante, me ngjyra të buta të trupit, gri-kafe me bark të bardhë dhe një brez të hollë të bardhë rreth syve, pasuron speciet e zogjve të fotografuara në Shqipëri nga gazetari Raimond Kola.

Në Mars të vitit 2023 fotografimi i rosës mandarine mashkull në Liqenin e Tiranës ngjalli inyeresin e publikut dhe mediave kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Por rosaku u zhduk pas disa javësh për të mos u rikthyer më, ndaj kësaj here nuk po e bëj pubik vendin e fotografimit “, thotë Kola.

Origjina e roses mandarine është në Azinë Lindore (Kinë, Japoni, Kore), por shpesh është parë edhe në Evropë.

“Kjo për shkak të individëve që kanë “ikur” nga parqet apo kopshtet zoologjike dhe janë përshtatur në natyrë “ vlerësojnë ornitologët.

Ka gjasa që edhe rosa femër e fotografuar në Shqipëri të jetë e tillë, sipas ornitologëve shqiptarë.

Në kulturën kineze rosat mandarine quhen (yuān yāng) dhe janë simboli më i njohur i dashurisë besnike dhe martesës harmonike.Thuhet se këto rosa zgjedhin një partner për gjithë jetën dhe nuk ndahen kurrë — ndaj janë shpesh dhuratë martesore apo motiv dekorativ në dhomat e çiftit të ri.Femra përfaqëson besnikërinë, butësinë dhe përkushtimin në marrëdhënie, ndërsa mashkulli përfaqëson mbrojtjen dhe devotshmërinë.Nëse një nga çiftet vdes, thuhet se tjetri nuk kërkon partner të ri, gjë që në legjendë tregon dashuri të përjetshme.

Në kulturën japoneze roast mandarine quhen (oshidori) dhe kanë kuptim të ngjashëm – simbol i dashurisë së përjetshme dhe martesës besnike.Ekziston një shprehje japoneze “oshidori fūfu”, që do të thotë “bashkëshortë si rosat mandarine” – përdoret për një çift që jeton në harmoni dhe dashuri të thellë.Në letërsinë japoneze, femra oshidori shpesh shfaqet si figurë trishtimi dhe përkushtimi, një grua që ruan dashurinë edhe pas humbjes së partnerit.

Ndërsa në kulturën koreane roast mandarine quhen (won-ang-sae) dhe janë simbol tradicional në martesat koreane.Shpesh, një palë rosakësh prej druri vendosen në ceremoninë martesore — femra zakonisht me sqepin të lidhur me një fjongo të kuqe, që simbolizon besnikërinë e saj dhe përkushtimin ndaj familjes.

Rosaku mandarin (Aix galericulata)

Vëzhguesi: Raimond Kola

Data dhe ora: 27 tetor 2025, ora 10:30

Numri i individëve: 1 (femër)

Gjendja e individit: në gjendje të mirë, pa shenja dëmtimi

Sjellja: notonte e qetë në sipërfaqen e ujit

Pershkrim shtesë: individ i vetëm; pamje e qartë në dritë të ditës. Bazuar në ngjyrimin e zbehtë gre ne koke dhe barkun e bardhe, shenjen e bardhë rreth syrit është identifikuar si femër Aix galericulata.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved