Pas lajmit për masën e arrestit ndaj Saimiri Tahirit, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi qytetar, pjesa më e madhe e të cilëve nuk arrinin ta besonin lajmin se gjykata kishte dhënë një masë shtrëngyese për ish-ministrin e Brendshëm.
Bruime pranë gazetës ekskluzive.al, mësojnë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë “prova” të reja, që nuk pasqyrojnë asgjë tjetër veç se lëvizjet e Tahirit të regjistruara në sistemin TIMS, të Greqisë dhe Italisë.
Të ashtquajtura prova, janë paraqitur nga prokurori Gent Osmani, si prova të reja të ardhura shtetet fqinje.
Kjo lëvizje e Prokurorisë, për arrestimin e ish-ministrit Tahiri, ka irrituar komentuesit në rrjetet sociale, që nuk kanë qenë të pakët.
Më poshtë mund të lexoni disa prej tyre./Ekskluzive.al