Deputeti Ervin Salianji është kthyer në personazhin kryesor të PD-së, për të luftuar krimin.
Por, Salianji ka problemet e veta në këtë fushë.
Më poshtë po iu sjellim vetëm dy raste, të njerëzve të Ervin Salianjit, të cilët kanë probleme me ligjin për shkak të së shkuarës së tyre kriminale.
I pari është Elidon Xhuti, apo siç e njohin në zonë, Mandi i Zvezdës, i bënte Salianjit takimet në fushatë, në lokalin e tij në Zvezdë, komuna Pojan.
Ai është person me precedent kriminalë në fushën e narkotikëve.
I dyti është Fidel Kreka, person me precedent të rrezikshëm kriminalë në fushën e krimeve kundër personit dhe të trafikimit të narkotikëve.
Me këta në krah, Salianji ka vendosur të luftojë narko-shtetin, siç e cilëson PD, Shqipërinë.(TemA)