Që nga formimi i saj, qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj, u përball me kritika të shumta për shkak të numrit të madh të anëtarëve të saj. Numri i madh i zëvendësministrave dhe këshilltarëve ishin në qendër të kritikave të opinionit.
Duke shfrytëzuar mundësinë për të zgjedhur personelin pa ndonjë kriter të caktuar, qeveria e Republikës së Kosovës, është shndërruar në një “shtëpi të dytë” për militantët e partisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.
Për më tepër, në kabinetin qeveritar të Haradinajt, punojnë edhe vajza të reja të cilat në paraqitjet e tyre publike shfaqen mjaft provokuese si gjatë punës brenda qeverisë, ashtu edhe jashtë saj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka për asistente personale, Bezi Osmanin, e cila në paraqitjet e saj, nëpër rrjete sociale, shfaqet mjaft ekstravagante në veshje e stil.
Ashtu siç duket edhe në fotografitë, të cilat gazeta i ka siguruar nëpërmjet rrjeteve sociale, Osmani shquhet për stilin e ekstravagant, edhe kur kryen punën si asistente e kryeministrit e veçanërisht jashtë zyrave të Kryeministrisë.
Numri i këshilltarëve të kryeministrit Haradinajt shkon në 11. Pjesë e stafit është edhe Diellza Hoti, e cila ka rolin e këshilltares politike për kryeministrin.
Ajo është vetëm 23 vjeç. Përveç se e re, ajo shquhet edhe për pamjen dhe elegancën e saj, të cilën e shfaq përmes fotografive që i publikon herë pas here.
Nuk dihet se çfarë mund ta këshillojë Haradinajn një 23-vjeçare, ndërkohë që zakonisht në këtë post vendosen njerëz me eksperiencë dhe bagazh të madh intelektual.