(Skandal) Arrestimi i Fran Frrokajt dhe gazeta zyrtare e partisë së Lulzim Bashës, kanë sjellë në vëmendje një fakt të rëndë, por krejtesisht normal kur ke parasysh paranojën që identifikon Lulzim Bashën brenda PD.
Lulzim Basha paska një listë të të zgjedhurve të tij që vijojnë të mbeten të dyshuar, por këtë herë jo si njerëz të Patozit, Topallit, Bodes etj, por si njerëz në lidhje me Edi Ramën.
Një tur shëtitës i Edi Ramës dhe qeverisë së tij në qarqe të ndryshme të vendit, ka bërë që të jenë prezent në mbledhjet e tij edhe kryetarët e bashkive të atij territori por që janë të Partisë Demokratike.
Aktivitetet janë mbyllur gjithnjë me një darkë pune ku përsëri kanë qenë prezent të njëjtët kryetarë.
Fran Frrokaj-kryetari i ndaluar i Lezhës, ka qenë pjesë.
Por mesa duket e gjitha nuk është parë si normalitet nga Lulzim Basha, i cili kërkon konflikt të stisur kudo dhe nga cilido prej të tijve.
Fran Frrokaj duket se ka dalë nga rreshti dhe ka hyrë me vullnet në listën e të dyshuarve të Lulzim Bashës.
Heshtja publike e Lulzim Bashës për “darken” e tij, duket se nuk ka qenë e gjatë.
Fran Frrokaj ka nisur të hetohet nga prokuroria kur atë e drejtonte apo më mire të themi e kontrollonte, Adriatik Llalla.
Pjesa më e madhe e veprimeve procedurale në hetimin ndaj tij është kryer sa kohë që Adriatik Llalla ka kontrolluar çdo hetim që kryhej në institucionin e tij.
Arta Marku ardhur në zyrën e tij veçse nuk e ka penguar hetimin duke kerkuar çuarjen deri në fund të tij.
Siç edhe prokurorja e re tha në një intervistë, çështjet janë të vjetra dhe thjesht nuk janë penguar ne vendimmarrjen për to.
A ka dorë Lulzim Basha në hetimin dhe arrestimin e Fran Frrokaj?
Burime të ndryshme brenda PD i thanë gazetës se gjithçka është e mundur, kur ke parasysh përdorimin sistematik të prokurorisë nga Lulzim Basha gjatë kohës që e kontrollonte Adriatik Llalla, dyshimin për tradhëti të Fran Frrokajt, por edhe mendjen e lehtë se Lezhën e fiton edhe duke varur atje xhaketën e Aldo Bumcit.
Adriatik Llalla, selektiv në hetimet e tij, ka mbyllur të gjitha hetimet për korrupsionin e madh në Shqipëri duke i shërbyer bajlozëve Basha, Berisha, Meta e Rama, dhe e ka shkarkuar mëkatin vetëm aty ku janë dakortësuar këto bajlozë..