Praktikisht kuqezinjtë nuk kanë asnjë shans kualifikimi, por një rezultat pozitiv ndaj francezëve mund të shërbente në dy drejtime: së pari synohet një vend i tretë në grup, pozicion që aktualisht e mban Islanda, dhe, së dyti, inaugurim me rezultat pozitiv të stadiumit të ri kombëtar në kryeqytet, “Arenës Kombëtare të Tiranës”.
Trajneri i Francës,Didier Deshamps,është siguruar ne kualifikimin matematikisht, por edhe me ambicie për të pasur vendin e parë në grupin H,do të sjellë në Shqipëri “yjet” e futbollit francez si Mbape, Varan, Kante, Matuidi, Grizman etj.
Ndeshja me Francen do të luhet në orën 20:45 të mbrëmjes së 17 nëntorit në Tiranë, në stadiumin e ri kombëtar që do të presë duelin e parë.
Kurse dueli me Andorrën do të luhet në “Elbasan Arena” mbrëmjen e 14 nëntorit. Për kuqezinjtë janë dy sfida në shtëpi që duhen fituar dhe trajneri Edi Reja i ka gur prove për rinovimin e kontratës së tij.