Dënohet me 17 vite burg biznesmeni italian kontrovers Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Gjithashtu jane denuar edhe
Mauro De Renzis- 16 vite burg ortaku i Becchettit
Liliana Condomitti- 8 vite burg, nëna e tij
Erjona Troplini-8 vite burg, bashkëshortja
Stavri Peci- 2 vite, pezullim ne shërbim prove inxh
Fetah Dervishi- 3 vite burg, pezullim ne shërbim prove admin