Aleksandër Frangaj më në fund duket i relaksuar dhe po i kushton më shumë vëmendje pamjes së jashtme.
Të gjithë ata që e mbajnë mend me celularë në dorë duke marrë zyrtarë të shtetit për ndonjë leje, tender apo PPP, tani kanë shansin ta shikojnë më të relaksuar.
Në pamjet që TV Klan transmetoi nga pritja që i bëri ambasadores Yuri Kim dhe ambasadores së SHBA në OKB, të ftuar në emisionin “Opinion”, Frangaj prezantoi dhe ngjyrën e re të flokëve të tij, një zhvillim i pazakontë për të.
Nga larg duket si Najada Çomo, por nëse pamja afrohet, shfaqet Sandri i tranfornuar, i cili nga gazetar u kthye në oligark.
Me sa duket beteja e qeverisë me Top Channel-in i ka dhënë më shumë qetësi dhe kohë të merret dhe me flokët.
Por, nga ana tjetër, ëndërra e tij për t’u bërë pronar i inceneratorëve po shuhet dita ditës.
Kunati i Sandrit ishte drejtor te landfilli i Elbasanit me pagë 3.9 milionë lekë në muaj, ndërsa kunata ishte ortake me Klodian Zoton.
Por Sandri nuk ishte i kënaqur. Donte të ishte vetë pronar.
Prej dy vitesh Sandri nisi një aksion kundër inceneratorëve, deri kur mori një mesazh nga Rama që të hiqte dorë, ndryshe do ta pësonte si Fania.
Dhe Sandri më mirë se kushdo tjetër e njeh frikën.
Gjithsesi, Sandri ishte i sukseshëm në shantazhin që i bëri Erion Veliajt, të cilin e sulmoi për muaj me radhë, deri kur Veliaj u dorëzua, duke i plotësuar të gjitha kërkesat për leje ndërtimi dhe tendera.
Sapo Veliaj u dorëzua para shantazhit, Sandri nisi ta lavdëronte me llogoren e tij mediatike.
Kush ka dyshime le të kujtojë kronikat që bënte TV Klan kundër Veliaj dhe më pas befas pro Veliajt.
Sandri kontrollon në hije përmes kunatit një grup kompanish ndërtimi, të cilat marrin tendera dhe leje ndërtimi nga Vlora deri në Tiranë.
Për kompanitë dhe njerëzit që punojnë për Sandrin do flasim në vijim.