Nga Albert Vataj
Franz Kafka në “Letra Felices”, në një qasje për të arsyetuar insistimin e njerëzve për të shndërruar dikë në atë çfarë ata duan, dhe nga ana tjetër të vetë individëve për të treguar mbi pamundësinë për t’iu bindur kësaj dhune që kërkon atyre të jenë çfarë nuk mund të jenë, shkruan se:
“Duhet t’i marrësh njerëzit ashtu siç janë ose t’i lësh ashtu siç janë. Nuk është e mundur t’i ndryshosh, vetëm mund të prishësh ekuilibrin e tyre”, tha Kafka, çka lë të nënkuptohet se kjo prirje është me pasoja kërcënuese për integritetin fizik dhe psikologjik të individit.
Duke vijuar Kafka shkruan se “Një qenie njerëzore, në fund të fundit, nuk përbëhet nga pjesë unike, nga të cilat një e vetme copë mund të hiqet dhe të zëvendësohet me diçka tjetër.
Përkundrazi ajo është një e tërë dhe nëse e tërheq njërin skaj të saj, tjetrën, ju pëlqen apo jo, fillon të tkurret… jo tamam në një përpjekje për të bërë qëndresë në mbrojtje të vetvetes, se sa në dëshmimin e të vërtetës, se ata nuk mund edhe nëse duan të jenë sipas një domosdoshmërie për të qenë çfarë dikush priret të kërkojë te dikush që ai të jetë”.