Gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë të Gjykatës së Lartë, kanë dhënë dorëheqjen një ditë më parë, nga frika e vetingut. Mes tyre spikat edhe emri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.
Por interesant është edhe një emër tjetër: Erlind Basha. Për ata që nuk u thotë gjë ky emër, bëhet fjalë për vëllain e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ndërsa Lulzimi flet për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit, i vëllai jep dorëheqjen nga frika e verifikimit të pasurisë së tij.
Subjektet që i shpëtuan Vettingut
Erlind Basha: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen
Ilir Pashaj: Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen në shkur të vitit të kaluar
Etleva Sherifi: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, në mars të vitit të kaluar ka dhënë dorëheqjen
Adnand Bërdica: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen
Mirela Fana: Gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen
Sulejman Tola: Prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Krujë ka dhënë dorëheqjen
Ertian Shehu: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen.