Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën mbrëmjen e djeshme ka tensionuar jo pak situatën në selinë blu.
Ndërkohë që Basha zhvillonte një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë, gjashtë deputetë i kanë dal kundra kryetarit të PD-së, madje sipas burimeve disa janë kacafytur me duar e thonj me Bashën.
Deputetët që janë shprehur kundër vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së kanë qenë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj.
Pas kësaj situata në PD nuk ishte aspak normale, dyert e selisë u mbyllën për të gjithë si asnjëherë më parë, ndërsa kishte kontrolle të rrepta për ata që lejohedhin të futeshin brenda. Çdo anëtarë që kërkonte të futej brenda kontrollohej.