Shtëpia e Bardhë është vënë në alarm, për situatën me koronavirusin. Presidenti amerikan sapo shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare.
Këto kanë qenë ditë të tensionuara, pasi një zyrtar që takoi presidenti Trump rezultoi pozitiv me koronavirus dhe u përfol edhe për presidentin brazilian, por ai mohoi çdo “thashethem”, duke postuar një foto në “Facebook”.
Ndërkohë, lajmi tjetër që trondit Shtëpinë e Bardhë është gjendja e vajzës së presidentit, Ivanka Trump, pasi ministri australian i Punëve të Brendshme, Peter Duton, me të cilin pati një takim ditë më parë, rezultoi pozitiv me Covid-19.