Gazetari Frrok Çupi u shpreh se me darkën në Dubai është provokuar shtesa e ulët e shoqërisë që nuk ka ngrenë darka të tillë.
“Është provokuar shtesa e ulët e shoqërisë që nuk ka ngrenë darka të tillë. Mua më ka lënë një shije të keqe ky mjerim kulturor. Shikojnë me babëzi pas derës. Për mua është një problem i medies sociale që e kanë shpërndarë. Klikohet mijëra herë një darkë e tillë ose një banalitet.
Të kthehet një darkë në zili, kjo dëshmon se në shoqëritë tona dhe në mediat, në vend që të bashkohet, po ndahet shoqëria. Shoqëria tradicionale që nuk ta përmend darkën dhe nuk të thotë çfarë hëngre të miku. Ne jemi kthyer në shoqërinë e ulët që të përmend darkën. Unë nuk kërkoj vota të pjesa e ulët e shoqërisë.
Njerëzit që nuk i lajnë dhëmbët kurrë dhe shkojnë u kërkojnë votën, por unë nuk ua kërkoj. Më bën përshtypje trajtimi i kësaj darke nga opozita. Opozita ka rënë në pozitat e minorancës dhe janë ata njerëzit që nuk i duhen kujt, por shikojnë pas derën kush ha darkë. Mua më vjen tup kur e dëgjoj!”, u shpreh Çupi për Ora News.