Analisti Frrok Çupi hodhi deklarata të forta ndaj presidentit Ilir Meta ku tha se Meta ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.
“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë- tha Çupi.
Korrupsioni është një krim i madh. Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Frrok Çupi në Open.