Gazetari Frrok Çupi numëroi disa arsye të cilat diferencojnë politikën mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Çupi tha në ndryshim nga Shqipëria e 30 viteve që ka vetëm një kryetar në krye të partive kryesore, në Kosovë LDK deri më tani ka ndërruar 4 kryetarë.
Po ashtu sipas tij Kosova e ka pasur shumë të hershëm kontaktin me perëndimin dhe kjo e ka bërë shoqërinë demokratike.
“Për këtë gjë e kam vrarë mendjen vërtetë. Shikoj vetëm LDK-në që kishte themelues një kolos të mendimit, Rugovën. Ky është kryetari i katërt. Ne kemi një të vetëm për vite. Mund të ketë shumë arsye.
Unë e njoh deri diku çfarë ndodh në Kosovë, ndodhin shumë gjëra qytetare, ka kualitete të tjera. Për mendimin tim ata gabuan në kohën kur zgjodhën Kurtin dhe mendoj se po e korrigjojnë vetë. Ata zbatojnë paradigmën e demokracisë që i vetmi që gabon është populli, kjo për shkak se e kanë pasur shumë të herëshëm kontaktin me perëndimin.
Kanë jetuar nën Jugosllavinë që ishte shumë më i ndritur se ai i Enver Hoxhës. Pse na qëlloi Enver Hoxha ne? Pse na qëlloi Sali Berisha? Madje edhe kur na kanë qëlluar të mirë janë bërë si Berisha”, tha Çupi për MCN Tv.