Analisti Frrok Çupi, beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar në SPAK, dosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të ish-presidentit Ilir Meta.
“Pse u ftuan në Uashington kryetar i SPAK, një prokuror i Posaçëm dhe drejtore e BKH, alias FBI? Në momentin që u vra al- Zaëahiri në Afganistan, ata zbritën në zyrat e FBI në Uashington. Disa tipa zyrtarësh me përvojë si Tritani, me siguri kanë kuptuar se në Amerikë prokurorëve mund t’u jetë vënë përpara dosja e Saliut dhe e Ilirit. Atëherë edhe ‘ballkoni‘ i fundit i vilës, mbyllet për terrorizmin shqiptar”, tha Çupi.
Ai ka hedhur akuza të forta dhe për ish-ministrin Tritan Shehu, për të cilin shkruan se ka pasur rol dhe ndikim në celulat terroriste në Shqipëri. Ky reagim i Çupit, vjen pas postimit në rrjetet sociale, të Shehut, lajmin me jehonë botërore se Shefi i al-Qaedas, Ayman al-Zaëahiri, u vra së fundmi nga forcat amerikane në kryeqytetin e Afganistanit.
“Meqë kur shkruan atë emër, krijohet një paralele me kohën e tij në Tiranë. Ai ishte në Tiranë aty nga vitet 1993- 97, bashkë me vëllain e tij. Janë takuar atëherë, sigurisht, edhe me personalitete si me ministrin e Jashtëm (Tritani) dhe presidentin Berisha. Vëllai i Ayman, Mohammed al- Zaëahiri drejtonte këtu një celulë të terrorizmit Islamik prej 20 vetash, dhe kjo quhej celula e Xhihadit Islamik Egjiptian në Tiranë.
Atëherë zyrtarët e lartë, kur e priten dhe e përcollën, me siguri e kanë quajtur ‘Mr. al- Zaëahiri, ëelcome!”, shkruan Çupi. Ai shprehet se Tritani ka shërbyer si diplomat dhe e nuhat kur Amerika ndodhet në gjueti të terroristëve e se atëherë mund të vijë gjuetia deri në Tiranë.