Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili kërkoi hetim të plotë lidhur me fshehjen sipas tij të numrit të viktimave nga COVID-19.
Në reagimin e tij Fuga shprehet se Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj.
“Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”! KM s’ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”, shkruan Fuga.