Prokurori Ols Dado u përball më 1 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut u bë nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.
Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Prej vitit 2010, Dado e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale të cilin e ka copë copë. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Ols Dado nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].
Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Tiranës, Ols Dado nuk flet për një pasuri marramendëse ku prokuror noter Olsi ka përfituar me disa ortak të një pallati te Rruga e Bogdanëve në qendër të Tiranës me leje të dhënë 1 vit më parë se të kryente deklarimet për vetingun.
Sipas këtij deklarimi zyrtarë Olsi duhet të akuzohet për mashtrim, fshehje dhe mos deklarim pasurie, pa hyrë në formën antikushtetuese të emërimit të tij prokuror nga noter në shkelje flagrante ue ligjit per emrimin e prokurorëve.
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2008, prokurori Ols Dado zotëron pasuri me vlerë 14.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij kap vlerën e 18.7 milionë lekëve.
Ai zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 9.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.5 milionë lekësh, pasuri të luajtshme prej 2.7 milionë lekësh si dhe kursime të akumuluara në cash prej 1.7 milionë lekësh.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 13.1 milionë lekë, nga të cilat 86.6 për qind kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit dhe 8% dhuratat në cash nga familjarët.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjëra prej tyre nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” burimin financiar për blerjen e një apartamenti banimi përpara fillimit të detyrës si prokuror si dhe dhuratat në cash nga familjarët.
Subjekti Ols Dado në deklarimin për herë të parë deklaron pronësinë e një apartament banimi 2+1 me sipërfaqe 129.8 m2, të blerë në vitin 2004 me çmim 77,880 euro. Nga çmimi i plotë është likuiduar 74,110 euro, ndërsa shuma 3,770 euro është detyrim ndaj shitësit. Burimi financiar deklarohet 34,800 euro derdhur nga prindërit dhe “shitje pjese apartamenti”.
Në vitin 2013 është shtuar një depozitë kursimi prej 10,500 eurosh, nga të cilat 7,500 euro janë dhuratë nga nëna e subjektit me burim të deklaruar shitjen e një sipërfaqeje trualli në bashkëpronësi.
Pra, perse nuk është deklaruar askund përfitimet dhe menyra e përfitimit të sipërfaqeve të ndërtimit te leje e ndërtimit që ka marre nga Erion Veliaj sëbashku me bashkëpronarët në nëntor 2021 pikërisht një vit para vetingut?!