Antena
Lajmi se Presidenti Trump anuloi arrestimin e Edi Ramës përmes forcave Delta, e mërziti Mulin.
Kolegu i tij Demiraj nga SHBA, që studion lëvizjet strategjike të Trumpit, e njoftoi se drejt Shqipërisë nuk do nisen forcat Delta, por një avion Air One të marrë Edi Ramën ta çojë tek Bordi i Paqes.
– Si ka mundësi, i tha Muli, por ti na the do vijnë forcat Delta.
– Janë me radhë punët, tha Demiraj. Në fillim do rregullohet kjo puna e Gazës, pastaj e Venezuelës, pastaj e Groenlandës dhe pastaj e ka radhën Edi Rama.
– Po kur i bie sipas teje, tha Muli.
– Besoj nga muaji maj, i tha Demiraj, se këto operacione mbarojnë shpejt.
– Po fol një herë me këtë LaCivitën mos bëhet ndonjë gjë ta ndalim këtë ftesën, tha Muli. /Tema/ Antena
– Kam folur, por është strategji e SHBA. Duan ta vënë në gjumë që të mendojë se nuk do arrestohet nga Delta. Pastaj kur të jetë në ndonjë takim në SHBA, e marrin Deltat dhe shkon tek Maduro.
– Dakord, tha Muli. Ashtu qoftë. Do na bien pak protestat deri në maj, por rëndësi ka që në shtator e përmbysim.
– Patjetër, tha Demiraj. Vetëm se këtë herë ministër i Brendshëm jam vetë. Nuk të hap udhë se e gjithë kjo strategji është merita ime.
– Patjetër, tha Muli. Unë do jem numri 2 i qeverisë./Tema/





