SHBA i “thyen hundët” krye-kriminelit Sali Berisha/ Butaforia dhe hipokrizia e kësaj lëvizjeje, nuk ka lidhje me demokratizmin e PD, me dinjitetin e demokratëve dhe hallet e shqiptarëve, por vetëm me hallin ekzistenciale të plakut të Lalzit, i cili gjoja ka harruar disa përcaktime kongresuale të Statutit dhe ndryshimet statutore të premtuara prej tij.
Pas dorëzimit të formularëve në kuti që nuk do hapen, grupi anti-Basha ka publikuar dhe tematikën e kuvendit të parakohshëm, që do mbledhë familja “Berisha” më 11 dhjetor.
Me zë me figurë, vetë Sali Berisha, “koka ideatore” e foltores, Evi Kokalari, stafi dhe mediat e tyre, kanë deklaruar se në kuvend do trajtohen vetëm këto 4 çështje:
Analizë dhe mos-njohje e vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, pas presionit që i ka bërë Departamenti i Amerikan i Shtetit.
Shkarkimi i Lulzim Bashës, si shkaktar i humbjeve në zgjedhje parlamentare e lokale; si pengmarrës i partisë dhe shpërfillës i anëtarësisë e strukturave, duke marrë vendime personale.
Përcaktim në statut për dorëheqje, ose shkarkimin të kryetarit të partisë, kur humbet zgjedhjet.
Përcaktimin në statut, që kur PD fiton zgjedhjet, kryetari nuk mund të bëhet patjetër kryeministër, ose nëse kërkon të bëhet, duhet vendosur me referendum nga anëtarësia.
Mirëpo, pas gjithë këtij turi takimesh nëpër qytete, me bujë e ulërima për një kuvend shpëtimi të PD dhe demokratizim të saj, bënë përshtypje fakti, se këto 5 qëllime të vetme të Foltores, nuk do trajtohen në kuvend. Sipas njoftimit, në platformën e kuvendit, nuk është asnjë prej këtyre 4 pikave, por janë caktuar 4 pika të tjera, pa asnjë lidhje me zhurmën që u bë kur nisi lëvizja e familjes “Berisha”.
Psh., në kuvend do propozohet ndryshimi i nenit 43/4, mbi të drejtën për t’i bërë propozime Kuvendit Kombëtar, duke ia hequr këtë të drejtë Kryetarit e Kryesisë, dhe duke ia dhënë vetëm Këshillit Kombëtar, ose 15% të anëtarëve të Kuvendit. Në kuvend, do propozohet ndryshimi i nenit 60, lidhur me rishikimin e Statutit, duke ia hequr këtë drejtë kryesisë e këshillit kombëtar dhe duke ia dhënë vetëm 25% të anëtarëve të kuvendit.
Çfarë do diskutohet për kryetarin Lulzim Basha?
Në rendin e ditës të kuvendit, thuhet se do analizohen qëndrimet dhe aktet e Lulzim Bashës, në raport me normat e statutit dhe forumet e PD, pa përcaktuar asnjë akt shkelje të rëndë të tij. Pra, jashtë rendit të ditës, është lënë “gjyqi” ndaj Lulzim Bashës, për përjashtimin e personit “non grata” Sali Berisha nga grupi pralamentar i PD dhe mos-njohja e këtij vendimi, që sipas Berishës është të marrë nën presionin e SHBA.
Jashtë programit, është lënë dhe qëllimi kryesor i Foltores, për shkarkimin e Bashës, me justifikimin se do bëhet në kuvendin pasardhës, ose me referendum; por është hequr si pikë, pas vizitës së Kongresmenëve Amerikanë dhe deklaratës së Ambasadores Yuri Kim.
Në fakt, në asnjë prej ndryshimeve statutore që do kërkohen në kuvend, nuk është shkarkimi i kryetarit të PD, as kur humbet zgjedhjet dhe as kur shkel statutin me vendime individuale, siç ishte përjashtimi i Berishës pas shpalljes “non grata”, apo shkarkimi i Flamur Nokës, Këlliçit dhe Albana Vokshit.
Në kuvend nuk do kërkohet as shtimi në statut, i nenit për dorëheqje apo shkarkim të kryetarit, kur humbet zgjedhjet; as përcaktimi, që kur partia fiton zgjedhjet, kryetari nuk mund të bëhet patjetër kryeministër, ose nëse kërkon të bëhet, do vendoset me referendum nga anëtarësia.
Ndoshta, shkarkimi i Bashës mund të jetë te pika e rendit të ditës “Të ndryshme”, ose ndryshe, Foltorja qenka një tallje, një lojë e sajuar nga Sali Berisha me militantët brenda kupolës së PD, si presion publik për të shpëtuar veten nga vendimi “non grata” dhe drejtësia./Pamfleti