Edhe Ilir Metën e pret i njëjti fat si Sali Berisha në politikë. Spiunët e ish-Sigurimit pas shtatorit do të përjashtohen nga Parlamenti.
Mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime në ligjin për dosjet e ish-Sigurimit, ndërkohë që do të vërë në zbatim edhe ligjin e Lustracionit, i cili nxjerr jashtë loje nga politika këdo që ka qenë spiun apo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Dhe duket se sesioni i ri në Kuvend në shtator do të ketë prioritet dhe jo vetëm miratimin e ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve dhe që mbështeten fuqishëm nga PS dhe ajo pjesë e Partisë Demokratike e drejtuar nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Pra,përmes kësaj nisme të fortë, mazhoranca socialiste synon “të vrasë dy zogj”, pasi është tejet e interesuara të nxjerrë jashtë politike dhe Parlamentin dyshen Meta-Berisha.
Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë në statusin e kreut të Partisë së Lirisë, rrezikon të dalë jashtë sistemi, nga ligji i dosjeve dhe Lustracionit, për shkak se akuzohet se ka qenë spiunë i ish-Sigurimit të Shtetit.