Të detyruar të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, si targetgrupi më i prekur nga Covid-19, pensionistët do të lejohen për pak orë të dalin për ajër të pastër.
Nesër, ditë e shtunë, pensionistët do të lejohen të dalin për ecje ose në park deri në orën 11:00 të paradites.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama.
“Është e domosdoshme që të lehtësohen dhe do i lehtësojmë nesër është dita e tyre në të gjithë Shqipërinë, sikur ishte edhe e shtuna e kaluar”, tha ai.