Real Madrid është ngjitur në majën e Europës. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka fituar trofeun e Superkupës së Europës, pasi në finalen e luajtur në Helsinki ndaj Frankfurtit triumfoi me rezultatin 2-0.
Sfida do niste mirë për gjermanët, me Kamada që vendos në provë Courtouis në minutën e 14-të, por portieri bën gjithçka mirë duke pritur goditjen.
Në minutën e 37-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi përfundon me fat në këmbët e Alabas, i cili gjendet i pambuluar. Mbrojtësi nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
Pas një ore lojë, Los Blancos do çonin peshë stadiumin me një gjuajtje të Casemiro që përfundon në traversë.
Menjëherë pas këtij aksioni, një kombinim Vinicius-Benzema do përfundonte siç duhet. Sulmuesi francez do shndërronte në gol një penallti në lëvizje.
Sfida për spanjollët ishte në shinat e duhura dhe fati i ndeshjes ishte vendosur dhe për fund mjaftoi një administrim rezultati.
Real Madrid merr kështu trofeun e parë sezonal dhe bëhet gati për kampionatin, sakaq Frankfurt duhet të kënaqet me pjesëmarrjen.
<