Futbolli në Maqedoni flet shqip dhe kush më mirë se Shkëndija e Tetovës e luan atë. Një skuadër që po i bën krenarë shqiptarët në Maqedoni me lojërat e bukura e rezultative, teksa sot siguroi një trepikësh me aromë titulli. Kështu, Shkëndija në Tetovë mori tri pikë shumë të vlefshme në takimin me Akademinë Pandev me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të kësaj përballjeje e shënoi kapiteni Ferhan Hasani në minutën e 79-të. Duhet theksuar se terreni ka qenë shumë i rënduar për shkak të reshjeve të dëborës, çka nuk i lejonte futbollistët kuqezinj të shprehnin futbollin e tyrë më cilësor.
Gjithsesi, në këtë rast vlejti më shumë fitorja, që merr edhe më shumë vlerë nga suksesi 2-1 që arriti një ditë më parë Rabotnicki ndaj Vardarit të Shkupit. Shkëndija bën një tjetër hap të rëndësisëm drejt titullit kampion, pasi e thelloi në 11 pikë diferencën me Vardarin. Në takimet e tjera Renova barazoi 1-1 në fushën e Skopjes, ndërsa Pobeda – Shkupi u mbyll 3-3. Sfida mes Sileksit dhe Pelisterit është shtyrë për një datë tjetër. Pas kësaj jave Shkëndija ndihet e qetë në objektivat e saj, pasi ndodhet plot 11 pikë para rivalëve kryesorë, Vardarit, megjithëse kampionati maqedonas ka ende shumë javë deri në fund dhe përqendrimi i Shkëndijës duhet të jetë i madh. /Pamfleti.com
Renditja në Maqedoni
1 KF Shkendija 53
2 FK Vardar Skopje 42
3 FK Sileks 32
4 Rabotnicki 27
5 Shkupi 27
6 FC Academy Pandev 26
7 Renova 21
8 Pobeda 21
9 Pelister 20
10 FK Skopje 12