Prapaskena raportoi dje bazuar në fakte dhe prova se deputeti socialist Vullnet Sinaj kishte përfituar para publike përmes kompanive të tij, në një kohë kur ushtronte funksionin e deputetit, duke shkelur Kushtetutën.
Dokumentet / Qau në Konkres, deputeti Vullnet Sinaj përfitoi para publike përmes kompanisë së rrjetit të supermarketeve
Pas lajmit reagoi Partia Demokratike e cila paraljmëroi se do t’i drejtohet Kuvendit, për t’i hequr mandatin deputetit ‘sheik’.
Sot ka ardhur reagimi i deputetit Vullnet Sinaj, i cili mohon që të ketë përfituar fonde publike, edhe pse fakte tregojnë se Sinaj ka përfituar.
Sipas tij, thashethemet e portaleve po përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.
Vullnet Sinaj thekson se ka hequr dorë nga kompanitë e tij që në 2017 ku u zgjodh deputet, duke mohuar pretendimet e opozitës.
Reagimi i plotë i deputetit Sinaj
Mësova me habi dhe jo pa humor, kërkesën për mocion të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Gjobëvënësit mediatikë e përsërisin këtë këngë gjinkallash nga viti 2017. Por, surpriza është që thashethemet e portaleve përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.
Per sa më sipër, deklaroj me përgjegjësi të plotë:
– Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.
– Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.
– Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.
Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit.