Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e “Open” në News24 mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe kreut të Nismës Thurje, Endri Shabani. Gjatë diskutimit, tonet e larta dhe akuza të ashpra nuk munguan, duke arritur deri në fyerje personale.
Blushi sulmoi Shabanin, duke i thënë: “Po shpiken opozita të reja që nuk kanë asnjë votë. Boll ka duruar kjo shoqëri, duhet t’i çirret maska çdo hajduti. Ku i ke gjetur paratë ti për të mbjellë flokët?”
Por Blushi nuk hezitoi të përgjigjej me një tjetër goditje: “Ti je i vetmi në opozitë që të bie floku.”
Nga ana tjetër, Shabani reagoi duke thënë: “Kam ca vende që kam më shumë lesh se ç’duhet, do vish të më ndihmosh?” Kjo shkaktoi një reagim nga Blushi, i cili u shpreh: “Bëj testin e drogës, drogaxhi! Trego ku gjen paratë që ble shtëpi dhe që ke mbjellë flokët!”
Debati u intensifikua edhe më tej, kur Shabani nxorri një foto të ish-presidentit Ilir Meta, duke e akuzuar Blushin për lidhje me të dhe duke thënë: “Ja hajduti 700 mijë euro!”
Pjesë nga debati:
Blushi: Po shpiken opozita të reja që nuk kanë asnjë votë. Boll ka duruar kjo shoqëri, duhet t’i çirret maska çdo hajduti. Ku i ke gjetur paratë ti për të mbjellë flokët?
Shabani: Të vjen era alkool o Tedi
Blushi: A i ke mbjellë flokët?
Shabani: Burrave u bien flokët
Blushi: Ti je i vetmi në opozitë që të bie floku
Shabani: Kam ca vende që kam më shumë lesh se ç’duhet, do vish të më ndihmosh?
Lubonja: Duro o Endri!
Shabani: Po shiko çfarë muhabeti bën. Ky e ka eksperiencë nga Ilir Meta që njëherë e një kohë u shkonte shokëve nga mbrapa dhe shihte sa u ishte rritur mjekra apo flokët. Ti vjen era alkool, ke ardhur tapë në studio. Me të dehur nuk merrem dot.
Blushi: Unë e para nuk jam narkoman si ty, nuk jam i dehur si ty.
Shabani: Ja hajduti 700 mijë euro (nxjerr foton e Ilir Metës)
Blushi: Bëj testin e drogës, drogaxhi! Trego ku gjen paratë që ble shtëpi dhe që ke mbjellë flokët!
Endri Shabani nga Nisma Thurje dhe Tedi Blushi nga Partia e Lirisë janë përfshirë në debate mes tyre duke kaluar në fyerje personale në emisionin “Open” në News24.
Blushi duke iu drejtuar Endri Shabanit i tha se është “grua me mjekër”, ndërsa më herët i tha “Aleks Soros është prindi 1, ti je prindi 2”.
Dhe në debatet mes tyre, Shabani i tha Blushit “shko vish minifund apo fustan dhe shkoi ne takim special Ilir Metës në vend të Monikës”.