Sali Berisha u rizgjodh dje kryetar i PD-së në një proces që u cilësua qesharak nga shumëkush, duke qenë se kandidonte i vetëm, përballë vetes së tij.
Përtej kësaj, ai u bojkotua nga një numër i madh demokratësh, të cilët refuzuan atë që e konsideruan farsë zgjedhore. Madje, edhe mes atyre që votuan, një pjesë shprehën revoltën përmes votave të pavlefshme dhe mesazheve thumbuese.
Aq i zbehtë dhe i dështuar dukej procesi, sa mjafton të shohësh këtë fotografi të Mul Noka-s dhe “profesor” Gjekmarkajt gjatë fjalimit të “fitores” së Berishës për të kuptuar atmosferën që mbizotëronte.
Fytyra të nxira e të vrenjtura, që duket sikur pasqyrojnë realitetin e një partie pa entuziazëm dhe pa shumë shpresë.


