Grida Duma ka paditur gazetën “TemA” disa ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, pas publikimit të mesazheve erotike me Ervin Salianjin.
Ajo thotë në padinë e saj, se kjo gazetë i ka krijuar shumë turbullira dhe gjëndje të rëndë shpirtërore duke i cënuar imazhin dhe nderin.
Në padinë e saj, deputetja demokrate thotë ndër të tjera, se nuk i kanë pëlqyer etiketimet “skandal”, “kapet mat”, “video perverse”, për mesazhet me Salianjin, pasi me sa duket, sipas saj, këto etiketime për këtë rast janë të pavenda. /TemA