Kush është Boris Johnson?
55 vjeçari, Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe ka lindur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara në vitin 1964.
Ka përfunduar Shkollën Europiane në Bruksel dhe më pas ka kryer studimet në Universitetin e Oksfordit.
Duke zhvilluar një personalitet eksentrik, Boris u bë shumë i njohur.
Jeta politike e Johnson ka nisur në vitin 2001 ku u zgjodh deputet, ndërsa deri më sot ka shërbyer edhe si kryebashkiak i Londrës dhe Ministër i Jashtëm.
Gafa, gënjeshtra dhe skandale.
Karriera e Boris Johnson është e mbushur me gafa, gënjeshtra dhe skandale.
Në vitin 2017, në rolin e Ministrit të Jshtëm, ai vuri në rrezik jetën e një shtetasje britanike, të ndaluar nga Irani për akuza spiunazhi.
Boris është i njohur edhe për komentet raciste ndaj myslimanëve dhe komunitetit LGBT.
Në lidhje me Brexit, Boris është prezantuar edhe si gënjeshtar, të paktën në deklaratën e tij se Britania paguante ndaj BE-së 350 milionë paundë në javë.
Jeta private
Jeta private e Johnson ka qënë e trazuar.
Ai është martuar dhe ndarë dy herë, për shkak të lidhjeve jashtëmartesore që kishte.
Edhe pse i molepsur me skandale, Boris Johnson ka ditur të “luaj” duke mos e kompromentuar pozitën e tij politike.