Një incident ka ndodhur në paradën ushtarake në Paris, gjatë festës kombëtare të Francës. Dy motoçiklistë janë përplasur me njëri-tjetrin duke krijuar kështu një episod të sikletshëm në ditën më të rëndësishme për vendin.
Por ky nuk ishte i vetmi problem në paradën luftarake të shtetit francez. Një tjetër gabim protokollar ishte vizatimi në qiell i flamurit francez, por në fakt ishin ngjyrat e flamurit kroat. (Pak orë para finales së madhe të Botërorit 2018)
Parada e këtij viti do të mbahet mend si parada e gafave. Episodi i dy gardistëve që u përplasën me motoçikleta përfundoi në një skenë komike.
Të dyja gafat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa ngatërrimi i ngjyrave të flamurit u perceptua si fat i keq për gjelat në finalen e Kupës së Botës në Rusi.
Kjo paradë është parada më e vjetër në Francë, që daton që prej 14 korrikut të vitit 1789, dhe njihet ndryshe si Dita e Bastijës, e konsideruar si dita e revolucionit francez. Në këtë ditë populli i egërsuar i Parisit, sulmoi kështjellën e Bastijës.