Milan ka shpërdoruan 2 gola dhe fitoren përballë Parmës. Skuadra e Allegrit, që vinte pas fitores me Romën, ka barazuar 2-2 në transfertë edhe pse deri në fundin e pjesës së parë po udhëhiqte 0-2 falë golave të Salamakers dhe Leao-s.
Një super realizim i Bernabe në fundin e pjesës së parë rihapi llogaritë, me vendasit të cilët morën zemër dhe u treguan shumë agresiv. Në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 62 del Prato riktheu baraspeshën dhe njëkohësisht vulosi fatet e kësaj sfide të javës së 11 të Seria A.
Më herët edhe Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 kundër Torinos. Në derbi të dy skuadrat patën rastet e tyre, por asnjëra s’e dërgoi topin në rrjetë. Për disa minuta luajti edhe Zhegrova, i cili sërish la mbresa pozitive, por te ‘zonja’ objektiv ishin 3 pikët. Ky është barazimi i dytë radhazi në 3 ndeshje që Juventus drejtohet nga Spalletti.




