Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për trajtimin e gardistëve.
Këto akuza Berisha i kishte bërë edhe në parlament dhe më pas publikoi një foto ku tre burra ushqeheshin në stola dhe thoshte se ishin pranë banesës së kryeministrit në Surrel.
Por Rama publikon videon me reagimin e Gardës që nxjerr blof Berishën, duke theksuar se fotoja ishte e emigrantëve shqiptarë në Itali. E vetmja deklaratë e Ramës është “no comment”.