Gazetari i PD-së, që punon për Bild dhe kundër Shqipërisë, shkruan se nesër pasdite do të publikojë përgjime të reja për k.rimin elektoral në Shqipëri. Ai njofton se të hënën pasdite përgjimet do të publikohen në bild.de.
“Përgjime të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite… si shqiptar unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite“, shkruan Peter Tiede.
Gazetari i gazetës gjermane ‘Bild’ Pieter Tiede paralajmëroi sot se nesër do të publikojë përgjime të reja lidhur me dosjen 339. Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.
Çuditërisht pas dy javësh heshtje, ‘investigimi’ i radhës i mister Tiede do të dalë prapë nesër, pra një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, që pikërisht në 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, që përfshin edhe fatin e Shqipërisë në lidhje me negociatat.
A mund të jetë vallë rastësi që përgjimet e gazetarit gjerman publikohen në sinkron me kauzat e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar kundër hapjes së negociatave? Një koincidencë është koincidencë, dy koincidenca janë një provë.