Kreu i demokratëve Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka debatuar ashpër me gazetarin Lorenc Vangjeli. Pas pyetjes nga Vangeli se çfarë do të ndërmerr të opozita gjatë protestës dhe se se sa kishte kushtuar organizimi i saj Basha iu përgjigj se do të bëhet me mbështetje të shumë burrave dhe grave.
Po ashtu Basha i është drejtuar Vangjelit se në vendin e tij njën natë më parë është folur për miliona euro që i është shkaktuar dëm shtetit. Në këto momente në revoltë i është përgjigjur Vangjeli se përgjegjës për këtë ishte edhe vetë Basha, duke e cilësuar si një ndër ‘grabitësit’ e shtetit.
Vangjeli: Të gjithë jeni grabitës të shtetit, të gjithë jeni fajtorë për Armon, edhe ti. Dhe në mos keni grabitur nuk keni mundur ta mbroni këtë vend nga banditët. Ju ju…
Jeni mallkimi i këtij vendi. Të gjithë bashkë jeni, të paaftë jeni. Jeni grabitës
Basha: Ai i fut kriminelët në Parlament unë luftoj që ti nxjerr. Ai po e mbush Shqipërinë me drogë … Duro duro mos bëj si i mërzitur.
Vangjeli: Unë mërzitem? Pikërisht se ju ka munguar arsyeja jeni në këtë pikë.
Basha: Nuk ka krahasim mes meje dhe Ramës, ai sjell kriminelët, unë bej ligj për dekriminalizimin. Ai i mbron unë i tregoj me gisht.
Vangjeli: Ja këtë e the bukur, unë jam nga ata të parët që e kam duartrokitur nismën tuaj, por mos noto në naftë.
Basha: Dëgjo një sekondë, ske arsye ta ngresh zërin. Skam debat me ty. Mos bëj avokatin e Ramës, në protestë njerëzit nuk do të dalin as për veten as për ty. Do të dalin për të larguar de facto Edi Ramën.