Gazetari dhe ish-deputeti nga Kosova Milaim Zeka ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe LVV për vazhdimin e një debati fals, në lidhje me pjesëmarrjen e artistit Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë.
Në një shënim në rrjetin social Facebook, Zeka thekson se LVV, dega Shqipëri, e nxitur nga qendra në Kosovë dhe e suportuar nga disa portale, nuk u morën me të vërtetën e hidhur që Serbia po ndërton lagje të tëra matanë urës së Ibrit, por në vend të kësaj i shpallën luftë Bregoviçit në Korçë.
“Serbia që 20 vite e ka shndërruar 17 për qind të territorit të Kosovës në një territor të saj. Atje, tregtia bëhet me dinar serb, atje qëndrojnë të vendosura në shtëpi ose objekte publike fotografitë e Millosheviçit, Mlladiçit dhe Karaxhiçit”, citohet nga mesazhi i tij.
Sipas tij, duke mos pasur trimëri për të dalë dhe me u marrë me këto fotografi, më lehtë është të luftohet në Korçë dhe Tiranë.
Ai, thekson se artisti Bregoviç, sikur donte të tallej me “patriotët” e pas luftës, duke e hapur koncertin më këngë në gjuhën shqipe.
“U tall edhe me këngën “kallashnikov”, ku dha një mesazh të fortë kundër kësaj kënge”, shkruan ai.
Gazetari pyet me ironi se cili këngëtar kosovar do të kishte guxim të hapte koncertin në gjuhën serbe në Beograd?
Duke shtuar më tej, jo se ata nuk e duan një gjë të tillë, por u tremben turmave patriotike, që janë rritur me këngë serbe, me filma serb, me edukatë serbe, sa qe edhe veten e quanin “jugosllavë”.
“Qytetarët e Shqipërisë, por as gazetarët, nuk e dinë se ishin pikërisht shumë politikanë dhe intelektualë të Kosovës që e mbështeten Titon për krijimin e “kombit jugosllav”. Shkoni deri tek arkivat e ish-gazetës “Rilindja” dhe aty do të gjeni këta “patriotët” e pasluftës në Kosovë, të cilët flasin shqip, ama mendojnë serbisht. Këndojnë shqip, ama vetëm ato këngët e vjedhura nga Goran Bregoviçi, Zdravko Çoliçi, Ceca apo Dragana”, citohet nga mesazhi i tij.
Shënimi i plotë:
Dy fjale per Xhelal Sveqlen dhe Goran Bregoviqin
Keto dite, opozita i bente kritika MPB te RK, Xhelal Sveqles, “pse nuk po ndermerr asnje veprim kunder ndertimit te Universitetit serb ne ate pjese”?!
Per te folur troç, po i kerkohet ministrit me nise policine andej, edhe me demek me i shemb themelet e ketij universiteti.
Te gjithe keta qe po e kritkojne ministrin e kane pasur mundesin per ta treguar trimerine para se ky te behej minister. Qysh thote populli, keta “fet e kane pas ba”!
Ministri dhe partia e tij kane bere nje gabim trashanik: Keta nuk po i ndalin rrenat dhe mashtrimet. Keto po i vazhdojne me Agim Bahtirin ne Mitrovice, dhe Bregoviviçin ne Korçe.
Pse po e them me Bregoviçin? Sepse VV-ja ne Shqiperi, e nxitur nga qendra ne Kosove, dhe e suportuar nga disa portale, nuk u moren me te verteten e hidhur qe Serbia po nderton lagje te tera matan ures te Ibrit. Serbia qe 20 vite e ka shenderruar 17 perqind te teritorit te Kosoves ne nje Teritor te saj.
Atje tregetia behet me dinar serb. Atje qendrojne te ngjitura neper shtepi dhe objekte publike fotografite e Millosheviçit, Mlladiçit e Karagjiçit. Atje nuk keni trimeri me dale dhe me u marre me keta postera. Me lehte eshte ne Korçe e Tirane.
Bregoviçi, sikur donte te tallej me “patriotate” e pas luftes, e hapi koncertin me kenge ne gjuhen shqipe. U talle edhe me kengen “kallashnikove”, ku dha nje mesazh te forte kunder asaj kenge.
Po cili kengetar i Kosoves do te kishte bythe te hapte koncertin ne gjuhen serbe ne Beograd? Jo qe nuk ua ka qejfi, po u tremben turmave patriotike, qe jane rritur me kenge serbe, me filma serb, me edukate serbe, sa qe edhe veten e quanin “jugosllave”!
Qytetaret e Shqiperise, po as gazetaret, nuk e dine se ishin pikerisht shume politikan dhe intelektual te Kosoves qe e mbeshteten Titon per krijimin e “kombit jugosllav”. Shkoni deri tek arkivat e ish gazetes “Rilindja” dhe aty do te gjeni keta “patriot” te pasluftes ne Kosove, te cilet flasin shqip, ama mendojne serbisht. Kendojne shqip, ama vetem ato kenget e vjedhura nga Goran Bregoviçi, Zdravko Qoliqi, Ceca, apo Dragana.
Nese shqipetaria ka ngelur tek kundershtaret e Bregoviçit, paska per te mbaruar kombi shqipetar. Kosova veq eshte gjysem e mbaruar…!!!