Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp, tha se 1.2 milionë maska që iu janë dhënë mjekëve e infermierëve, janë të skaduara.
Sipas tij, ato kanë skaduar që në vitin 2011.
Për këtë arsye, gazetari Ilirjan Blloshmi i ka kujtuar Bashën, historinë e këtyre maskave, dhe kush është përgjegjës.
“Sa per kujtese!
Maskat qe dolen keto ditë me skadence vitin 2011, jane blere dhe firmosur nga Petrit Vasili në 2009.
Ka pasur nje debat te forte në ate kohe. Anila Godo nuk ka pranuar te firmose blerjen e tyre.
Arsyeja dhe kundeshtimi i Godos kishte te bente me afatin e shkurter te skadences.
Godo kembëngulte se maskat ishin te shumta në numer dhe kishin afat te shkurter skadence.
Afersisht per 2 vit e pak mund te perdoreshin. Nderkohe qe sasia e tyre ishte shume e madhe në numer.
Ai vendim i kushtoj shume shtrenjtë.
Prandaj ju gra kurva dhe ju burra inpotente mos luani me jeten biologjike te shqiptareve.
Nese PD-ja terhiqet nga ky skandal, pa u vene pergjegjesit para drejtesise, atehere PD dhe Lulzim Basha në vecanti, nuk ka fytyre ti kerkoje voten asnje demokrati. Nuk kane fytyre te flasin per korrupsion”, shkruan gazetari Blloshmi.
Vetë Petrit Vasili nuk mban përgjegjësi, por ka kërkuar marrjen si të pandehur, të Edi Ramës.
“Maskat e skaduara veprim kriminal – Edi Rama te largohet menjehere dhe te merret nen hetim!
Neveri te degjosh kryeministrin si avokat makaber te maskave mbrojtese te skaduara.
Veprim kriminal i kryeministrit shperndarja dhe alibia e tij per maskat e skaduara.
Krim ndaj mijra mjekeve e infermiereve dhe mjaft punonjes te tjere te shtetit, qe ne vend qe te mbrohen i ekspozohen rrezikut me maska te skaduara.
Krim ndaj mijra shqiptareve, qe i perdorin ato.
Si mundet Perballe pandemise se coronavirusit kryeministri ne menyre kriminale i ekspozon shqiptaret dhe personelin mjeksor pa mbrojtje, duke i shnderruar ne viktima.
Ka vjedhur, shperdoruar e plaçkitur sa ka dashur miliarda euro, por tani po plaçkit dhe rrenon edhe jeten e shqiptareve.
Edi Rama nuk u preku nje fije floku oligarkeve,ndersa shqiptareve u jep mbeturinat e materialeve te skaduara qe te huajte duan te pastrojne depot e tyre ane e mbane botes dhe ti shkarkojne ne Shqiperi.
Ky eshte kulmi, te largohet dhe te jape doreheqjen, kryeministri, qe vret shqiptaret s’mund te rrije asnje sekonde më ne karrige sepse nuk eshte zgjidhje, por rrezik i madh.
Prokuroria te filloje hetimin urgjent ndaj kryeministrit si fajtor per skandalin e shekullit”, shprehet Vasili.