Deputeti i video-skandalit, erotik, pervers e banal të publikuar para disa muajsh nga CNA.al, Ervin Salianji, ishte i ftuar në studion e emisionit ABC News në rubrikën “Mbërmja” me gazetaren Mirela Milori.
Salianji foli për situatën politike aktuale në vend, ndërsa u ndal tek publikimi i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai u shpreh se prova më e fortë që tregoi përgjimi ishte kanabizimi i vendit dhe se në Vlorë në 3 vende që shkoi dëshmitari X, vlonjatët ishin të gatshëm t’i siguronin drogë, ndërsa “i futi në një thes” të gjithë qytetarët e Vlorës.
Kjo ka nxitur gazetaren Milori që ta paralajmërojë Salianjin për këtë dhe njëherësh ta thumbojë atë duke i kujtuar në mënyrë indirekt video-skandalin e publikuar.
“Mos fol për vlonjatët, se nëse të dëgjon ndonjë vlonjat, janë të aftë të ta vënë një nofkë në moment. Lëri vlonjatët”, – tha ndër të tjera gazetarja Milori.