GJKKO po shqyrton kërkesën e SPAK, e cila ka kërkuar masën arrest me burg për Alqi Bllakon ne lidhje me abuzimet për inceneratorin e Fierit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se GJKKO pritet të dalë me një vendim nga çasti në çast. Janë zbardhur moment pas momenti detaje nga dosja hetimore, por disa janë momentet kulminante ku ndalet SPAK.
Një prej tyre është një udhëtim i bërë nga Alqi Bllako bashkë me Klodian Zoton, biznesmen i shpallur në kërkim, që ka në administrim një nga kompanitë koncensionare.
Rezulton se Bllako ka udhëtuar në 16 prill 2019 me Zoton drejt Torinos, dhe janë kthyer nga Roma në Rinas ditën e nesërme.
Një tjetër detaj që duhet të thuhet lidhet me faktin se Edmond Ballko, babai i ish-deputetit rezulton sipas të dhënave i punësuar në inceneratorin e Tiranës, si drejtor i kantierit, por rezultonte se punësimi ishte fiktiv.
Nga konfirmimi i marrë, Edmond Bllako ishte i punësuar i brumëgatues në Ersekë, bujë pjekës. Ai mori si punësim fiktiv punësimin e babait.
Po ashtu ka ndryshuar dhe destinacionin e tokës bashkë me Kokën, duke e bërë nga tokë-truall në tokë arë.
GJKOO i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ish-ministrit Koka dhe disa të arrestuarve të tjerë në lidhje me inceneratorët.